Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zbardhen Deklaratat Doganore: Kompania "Sokolaj shpk" i deklaroi mbetjet si oksid hekuri!

Shkruar nga Newsbomb

Zbardhen Deklaratat Doganore: Kompania "Sokolaj shpk" i deklaroi

Skandali me mbetjet e rrezikshme që është në qendër të vëmendjes së ndërkombëtareve pasi dolën nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën, u thellua dhe më tej kur autoritetet në Kinë raportuan se kishin bllokuar një ngarkesë të ngjashme në portin e tyre dhe i kërkonin Shqipërisë kthimin mbrapsht.

Po çfarë qëndron pas gjithë kësaj historie? Autoritet shqiptare u mjaftuan me vetëm një lajmërim që bënin me dije se po bashkëpunonin me ndërkombëtarët për të kthyer pas mbetjet dhe për të vënë para përgjegjësisë penale përgjegjësit.

Kompania “Sokolaj SHPK” është kompania e licencuar për transportin e tyre dhe ka marrë përsipër t’i ngarkonte ato në kontejnerët e anijeve MAERSK. Zyrtarisht origjina e mbetjeve toksike është e pakonfirmuar. Edhe deklarimi fillestar në deklaratat doganore është i rremë.

Kompania eksportuese Sokolaj shpk e deklaroi ngarkesën ngarkesën e mbetjeve të rrezikshme në doganë si oksid hekuri.

Media Kapitali.al publikon fotot e deklaratës doganore, sipas të cilës rezulton se kompania me seli në Durrës ka eksportuar 2 mijë e 800 tonë duke e deklaruar si oksid dhe hidrokside hekuri, pra një produkt të parrezikshëm.

Zbardhen Deklaratat Doganore: Kompania "Sokolaj shpk" i deklaroi

Që në deklaratën doganore duket qartazi se letrat janë të rreme, pasi nga njëra anë shkruhet Oksid hekuri dhe nga ana tjetër është vendosur simboli kimik ZN, i cili përkon me zinkun. Sipas deklaratës rezulton se marrësi i ngarkesës është kompania Gs Minerals Doo, një kompani kroate me seli në Rijeka, e cila po ashtu zotërohet nga familja Sokolaj.

Mbetjet janë prodhuar nga kompania Kurum. Dyshimet janë se kalimi i tyre është bërë i mundur falë korruptimit të strukturave të hetimit doganor në Tiranë dhe atyre të turnit në port, duke i konsideruar të gjithë kontejnerët si oksid zinku, me një fletë analize të vetë subjektit Sokolaj shpk.

Zbardhen Deklaratat Doganore: Kompania "Sokolaj shpk" i deklaroi

Po kështu dyshohet se Kompania Kurum ka përdorur Sokoloj shpk për të shmangur përgjegjësinë nga vetja dhe të dy kompanitë kanë mashtruar bashkarisht me fatura shitje oksidesh, kur në fakt brenda ngarkesës, një pjesë prej mbi 800 tonësh, ishte pluhur furrnalte, që konsiderohet mbetje e rrezikshme, edhe pse Kurum thotë se ka vepruar në përputhje të ligjit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese