Hapësire reklamuese

Aktualitet

Voton kreu i SPAK Altin Dumani, prej 5 vitesh heton politikanët shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb
Voton kreu i SPAK Altin Dumani, prej 5 vitesh heton politikanët
Altin Dumani

Kreu i Stukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani është paraqitur paraditen e sotme për të votuar pranë qendrës së tij të votimit në njësinë nr.5 në Tiranë.

I pyetur nga gazetarët mbi një prononcim për mediat lidhur me strategjinë e goditjes së krimeve zgjedhore, Dumani është përgjigjur shkurtimisht: Do të kemi komunikim pas zgjedhjeve.

Prokurori Dumani u paraqit në qendrën e votimit së bashku me bashkëshorten e tij të shoqëruar nga forca të shumta sigurie. Kjo është dhe hera e parë që bashkëshortja e Dumanit shfaqet krah tij në publik.

Voton kreu i SPAK Altin Dumani, prej 5 vitesh heton politikanët

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese