Hapësire reklamuese

Aktualitet

Votim familjar, komisionerja në një QV në Berat përplaset me qytetarin: Kush po voton dysh, do lajmëroj policinë

Shkruar nga Newsbomb
Votim familjar, komisionerja në një QV në Berat përplaset me
Foto ilustruese

Vijojnë denoncimet për shkelje të Kodit Zgjedhor gjatë procesit të votimit.

Këtë herë, rasti vjen nga fshati Lapardha i Beratit, në qendrën e votimit nr. 3435, ku është raportuar për një votimit familjar.

Sipas informacioneve, një e moshuar ka votuar e shoqëruar nga një e afërme e saj, duke ngjallur reagimin e votuesve të tjerë, të cilët filmuan momentin për të dokumentuar shkeljen.

Ndërkohë, komisonerja e QV, ka debatuar me qytetarin që filmoi votimin familjar.

 “Kush po voton dysh, do lajmëroj policinë. Ik!”, dëgjohet të thotë komisionerja me tone të larta, në një fragment të publikuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese