Hapësire reklamuese

Aktualitet

Veriu mbetet i Sali Berishës, pjesa tjetër bëhet rozë! Edi Rama drejt mandatit të katërt, si kanë votuar shqiptarët deri tani

Shkruar nga Newsbomb
Veriu mbetet i Sali Berishës, pjesa tjetër bëhet rozë! Edi
Pamje nga numerimi i votave

Në një përditësim të fundit të rezultateve nga KQZ, nga 1139 kuti të numëruara e të raportuara deri tani (nga 5225), Partia Socialiste kryeson me 53,19%, ndërsa PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 34,03%.

Ndërkohë, PSD e Tom Doshit me 3.81%, e ndjekur nga Koalicioni Nisma Shqipëria bëhet me 3.47%, Partia Mundësia me 2.57% dhe Lëvizja Bashkë me 1.21%.

Në qarkun Berat, PS kryeson me 58.55 %, PD 31.08 %.

Në qarkun Dibër PS kryeson me 59.06% %, PD 36.93 %.

Në qarkun Durrës PS kryeson me 52.91 %, PD me 39.82 %.

Në qarkun Elbasan PS kryeson me 60.60 %, PD me 29.07 %.

Në qarkun Fier, PS me 63.53 %, PD me 25.23%.

Në qarkun Gjirokastër PS kryeson me 63.83 %, PD me 28.33 %.

Në qarkun Korçë, PS kryeson me 55.45 %, PD me 34.20 %.

Në qarkun Kukës PD kryeson me 52.62 %, PS me 30.55 %.

Në qarkun Lezhë PD kryeson me 44.05 %, PS me 43.93 %.

Në qarkun Shkodër PD kryeson me 40.06%, PS me 35.24%.

Në qarkun Tiranë PS kryeson me 48.27 %, PD me 34.97%.

Në qarkun Vlorë PS kryeson me 58.59 %, PD me 27.59 %.

Veriu mbetet i Sali Berishës, pjesa tjetër bëhet rozë! Edi

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese