Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vëllezërit Çopja i trembeshin hakmarrjes pas vrasjes së "Tarzanit", 4 herë planifikuan atentat ndaj Erion Alibej dhe nuk e vranë dot

Shkruar nga Newsbomb
Vëllezërit Çopja i trembeshin hakmarrjes pas vrasjes së
Ilustrim: Vellezerit Alibej dhe vendi ku u vra Endriti - Hajdar Çopja

Vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja akuzohen zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme se janë në krye të një grupi kriminal përgjegjës për trafikun e kokainës në Shqipëri dhe në disa shtete europiane, si dhe për vrasjen e kundërshtarëve të tyre, kryesisht në Elbasan.

Bëhet fjalë për katër atentate me gjashtë të vdekur e dy të plagosur, tre vrasje në tentativë dhe 14 raste për planifikim vrasje. Nga këto, katër raste janë planifikuar kundër Erion Alibej dhe dy ndaj mikut të tij Nuredin Dumani. Të tjerat janë kundërshtarë të tyre.

Bie në sy se menjëherë pas vrasjes së "Tarzanit" të Elbasanit, shtetasit Endrit Alibej, vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja i trembeshin hakmarrjes. Ata janë organizuar dhe pa u bërë viti nga masakra e Bradasheshit, nisën planifikimin e vrasjes së Erion Alibej.

Vëllezërit Çopja i trembeshin hakmarrjes pas vrasjes së
Viktimat e atentatit ne Bradashesh, Elbasan

Në ngjarjen që ndodhi dy ditë para Vitit të Ri, më 29 Dhjetor 2018 dhe mori emrin "Masakra e Bradasheshit" u qëlluan me breshëri plumbash dhe humbën jetën në vendngjarje shtetasit Endrit Alibej, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri dhe miku i tyre turk Erdal Duranay.

Endrit Alibej ishte vëllai i Erion dhe të dy konsideroheshin si personazhe me ndikim në fushën e trafikimit të drogës, kryesisht kokainës, në Shqipëri, Itali e Holandë. Pikërisht, tregu i kokainës është sipas SPAK arsyeja e porositjes së kësaj vrasje nga vëllezërit Çopja.

Sipasë Prokurorisë së Posaçme vëllezërit Çopja kanë planifikuar këto vrasje, të cilat për arsye të panjohura fatmirësisht kanë dështuar:

1 - Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore nëntor 2019 –janar 2020;

2 - Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej pas periudhës së karantinës në vitin 2020;

3 - Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajin shtator 2020;

4 - Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore korrik – nëntor 2020;

5 - Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore korrik – tetor 2020;

6 - Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore tetor – nëntor 2020;

7 - Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Q. A., ngjarje e planifikuar të kryhej në shtator të vitit 2020;

8 - Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit A. S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore dhjetor  2019 – janar 2020;

9 - Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit A. S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore nëntor 2020 – janar 2021;

10 - Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit R. S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore janar 2020 – janar 2021;

11 - Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit E. C., ngjarje e planifikuar të kryej në periudhën kohore janar 2020 – nëntor 2020;

12 - Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit A. Ç., ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt korrik – nëntor të vitit 2020;

13 - Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Aldo Baho, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt maj – gusht të vitit 2020;

14 - Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit A. B., ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt korrik – gusht të vitit 2020.

"Dyshohet se veprimtaria kriminale e dy vëllezërve, daton rreth viteve 2006 – 2007, ku fillimisht e kanë ushtruar aktivitetin kriminal në Itali duke shpërndarë në sasi të vogla lëndë narkotike të llojit kokainë. Me kalimin e viteve ata u fuqizuan shumë nga shitja dhe trafikimi i drogës, ku nga Italia e shtrinë/zgjeruan aktivitetin e tyre kriminal edhe në vende të tjera të Evropës dhe më gjerë.

Gjithashtu, me kalimin e viteve u rrit potenciali i tyre ekonomik dhe si rrjedhojë pozita e tyre në raport me grupet e tjera ndryshoi pasi ata krijuan kontakte të cilat ju dhanë më pas mundësi për të krijuar lidhje të drejtpërdrejta me eksponentë të rëndësishëm të trafikut të narkotikëve.

Për të zotëruar tregun dhe për të krijuar hegjemoninë e tyre ndaj grupeve të tjera, kjo organizatë kriminale në vitin 2018 filloi eliminimin e kundërshtarëve (nëpërmjet vrasjeve me pagesë), të cilët kishin një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës në Evropë dhe më gjerë", njofton SPAK.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese