Policia e Korçës
Policia e Korçës ka arrestur në flagrancë një 37-vjeçar, pasi u kap me lëndë narkotike.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi S. O., banues në fshatin Rëmbec, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin S. O., 37 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë,për veprime të mëtejshme,” njofton policia.
Sondazh
Poll
