Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U ekstraduan nga Dubai, Dervishaj dhe Meçaj i dorëzohen SPAK, Gjykata e Posaçme i lë në burg

Shkruar nga Newsbomb
U ekstraduan nga Dubai, Dervishaj dhe Meçaj i dorëzohen SPAK,
Ilustrim: Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj

Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, dy eksponentë të krimit shqiptar dhe të kërkuar nga drejtësia për disa ngjarje të rëndë, janë ekstraduar në Shqipëri. Struktura të fshehta të Policisë së Shtetit kanë bërë të mundur arrestimin e tyre dhe sjelljen në Tiranë.

Dy ish-anëtarët e Bandës famëkeqe të Durrësit i janë dorëzuar Prokurorisë së Posaçme, nga Policia e Tiranës, dhe sot ata janë njohur me masat e sigurisë. Togat e zeza u kanë komunikuar sot këtyre dy shtetasve "Arrestin në burg".

Shtetasi Plaurent Dervishaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme i kishte caktuar masën “arrest në burg” për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

- Më datë 26.02.2005, në Durrës, shtetasi Plaurent Dervishaj, në bashkëpunim  me I. T., L. B. dhe L. R. dyshohet se, kanë vrarë shtetasin Klodian Saliu, me armë zjarri. 

- Më datë 27.02.2005, Plaurent Dervishaj, në kuadër të grupit të organizuar kriminal, në bashkëpunim me subjekte të tjerë të hetuar, përkatësisht E. Sh., I. T., L. B., etj., dyshohet se kanë vrarë shtetasit Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi, me eksploziv.

Ndërsa shtetasi Julian Meçaj është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

- Më datë 01.11.2019, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, është gjuajtur disa herë me armë ndaj automjetit të drejtuar nga Andi Maloku (i cili humbi jetën), ku pasagjer ishin edhe Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho. Nga hetimet, Julian Meçaj është identifikuar si një nga autorët, duke e kryer këtë krim në bashkëpunim me shtetas të tjerë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese