Në kuadër të një hetimi një mujorë të zhvilluar nën drejtimin e SPAK, Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka dokumentuar një rast të blerjes së votave, duke çuar në arrestimin e një shtetasi 63-vjeçar.
Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi P. B., 63 vjeç, dyshohet se gjatë një muaji, u ka dhënë shuma parash disa shtetasve të ndryshëm, me qëllim sigurimin e votave në favor të një kandidateje të një subjekti politik.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedim penal ndaj shtetasit S. P., 27 vjeç, banues në fshatin Bubullimë. Sipas kallëzimit të bërë nga shtetasi I. Ç., 28 vjeç, se 27- vjeçari, i cili është nënkryetar i një subjekti politik në Lushnjë, e ka kanosur atë përmes platformës “Messenger”, për dhënien e votës.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
-Si rezultat i një hetimi njëmujor, në drejtimin e SPAK, dokumentohet një rast i blerjes së votave.
Vihet në pranga autori.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e shtetasit P. B., 63 vjeç, banues në fshatin Portëz, për veprën penale "Korrupsioni aktiv në zgjedhje".
Nga hetimet dyshohet se gjatë një muaji, ai iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates së një subjekti politik.
Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 27 vjeç, banues në fshatin Bubullimë, pasi ka kallëzuar shtetasi J. Ç., 28 vjeç, se shtetasi 27-vjeçari, nënkryetar i një subjekti politik në Lushnjë, e ka kanosur në platformën “Messenger”, për dhënien e votës. Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Kanosja apo dhunimi ndaj pjesmarrjes në zgjedhje".
