Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tragjedi në Shkodër, djali qëllon me armë të dashurën dhe më pas vret veten brenda në makinë

Shkruar nga Newsbomb
Tragjedi në Shkodër, djali qëllon me armë të
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shkodra është tronditur nga një tragjesi paraditen e sotme ku një djalë ka qëlluar me armë zjarri në kokë të dashurën e tij dhe më pas ka vrarë veten.

Krimi i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Shkodër në lagjen “Mark Lula”.

Burime nga vendi i krimit raportojnë se një djalë ka qëlluar me armë zjarri të dashurën dhe më pas veten, ku fatkeqësisht ka ndëruar jetë. Mësohet se çifti është gjendur brenda një automjeti të parkuar në këtë zonë, ku edhe banonin.

Nuk dihen ende rethanat dhe as motivi që ka çuar të riun drejt këtij akti të rëndë kriminal. 

Policia e Shkodrës ka mbërritur në vendngjarje ku ka bërë rrethimin e zonës, ndërsa në vijim pritet një njoftim zyrtar.

Tragjedi në Shkodër, djali qëllon me armë të

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese