Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tjetër rast i fotografimit të votës, 30-vjeçari arrestohet në flagrancë nga policia

Shkruar nga Newsbomb
Tjetër rast i fotografimit të votës, 30-vjeçari arrestohet
Foto ilustruese

Një tjetër rast i shkeljes të fshehtësisë së votës është regjistura në Këlcyrë. Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi dyshohet se ka fotografuar votën e tij.

“Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Gjirokastër, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 30 vjeç, banues në Këlcyrë, për veprën penale "Shkelja e fshehtësisë së votimit". Ky shtetas  rreth orës 15:00, në qendrën e votimit nr 4165/01, në Këlcyrë, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit.”

Prej nisjes së procesit të votimit, janë raportuar disa raste ku qytetarë kanë fotografuar fletën e votimit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese