Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentoi t'i japë fund jetës para SPAK, 63 vjeçari viktimë e mikrokredive

Shkruar nga Newsbomb
Tentoi t'i japë fund jetës para SPAK, 63 vjeçari
FotoMontazh, Pal Trashaj

Detaje të reja janë zbardhur për 63 vjeçarin, i cili tentoi t’i jepte fund jetës ditën e sotme duke konsumuar fostoksinë para SPAK.

Burime për media bëjnë me dije se Pal Trashaj ishte viktimë e mikrokredive, pasi jo shumë kohë më parë përmbarimi i kishte sekuestruar pronën në këmbim të shlyerjes së kredisë.

Trashaj pretendonte se e kishte paguar kredinë, dhe kishte ardhur para SPAK për t’u takuar me Altin Dumanin për t’i ofruar një zgjidhje, pasi më herët policia dhe Prokuroria e Tiranës nuk kishin pranuar për t'i marrë denoncimin në lidhje me ankesën që ai kishte.

63 vjeçari, Pal Trashaj konsumoi fostoksinë mbasditen e sotme para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi atij i ishte refuzuar takimi me kreun e këtij institucioni, Altin Dumanin.

Aktualisht, Trashaj ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, teksa bëhet me dije se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Policia duke vërtetuar se 63 vjeçari ka konsumuar fostoksinë, ndërsa thuhet se ende po punojnë për sqarimin e rrethanave të plota të saj.

Më datë 02.07.2024, në rrugën "Panorama", përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,- njofton policia për ngjarjen.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese