Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sot lamtumira e fundit për Anagnostin, sipas amanetit do të prehet në fshatin e lindjes, në Vunoin e bregut të Jonit

Shkruar nga Newsbomb
Sot lamtumira e fundit për Anagnostin, sipas amanetit do të prehet
Dhimitër Anagnosti duke ecur buze detit

Regjizori dhe një nga mjeshtrat e mëdhenj të kinematografisë shqiptare do të prehet në varrezat e fshatit Vuno, në Himarë. Në ditët e fundit të jetës, Dhimitër Anagnosti la amanet që familja ta dërgojë në fshatin buzë bregut të Jonit, ku ai u lind dhe u rrit.

Familjarë, miq, kolegë të shumtë dhe adhurues të panumërt të artit të tij, i japin sot lamtumirën e fundit, gjatë ceremonisë që do të mbahet në Teatrin e Operas dhe Baletit, nga ora 10.00 deri në 13.00.

Sapo homazhet të mbyllen, trupi do të niset drejt Himarës, sipas amanetit të fundit të vetë Dhimitër Anagnostit.

Regjisori dhe një nga mjeshtrat më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare, ka ndërruar jetë dje, më 1 Shtator, në moshën 89 vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë që e kishte munduar prej vitesh. Siç shkroi se e bija, Juna, ai thjesht ju bind ligjit të jetës.

Dhimitër Anagnosti mbetet një figurë e shquar e artit shqiptar, autor i disa prej filmave më të njohur dhe më të vlerësuar në historinë e kinemasë shqiptare.

Ai ka realizuar filma që kanë lënë gjurmë të paharruara në kujtesën e publikut, si “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gjoleka, djali i Abazit” dhe shumë të tjerë. Përveçse një regjisor i njohur, ai ka qenë gjithashtu skenarist dhe autor librash.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në art, Anagnosti u nderua me titullin "Artist i Popullit" dhe u vlerësua me dhjetëra çmime. Në vitet ’90, ai u angazhua gjithashtu në politikë, duke shërbyer si deputet dhe më pas si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese