Teksa demokratët bllokuan foltoren e Kuvendit, kreu i grupit parlamenar të PS-së, Taulant Balla iu uroi suksese ministrave të rinj që morën poste të reja apo ndryshuan pozicion në kabinetin qeveritar.
“Bazuar në frymën e Kushtetutës se dekretimi hyn menjëherë në seancë më lejoni të falenderoj anëtarët e Këshillit të Ministrisave që largohen për punë e tyre të mirë dhe ti uroj suksese kolegëve që hynë apo ndryshojnë pozicione në qeveri. Seuksese e punë të mbarë në vijm” u shpreh Taulant Balla.
Ndërkohë kryeparlamanetari Niko Peleshi vijoi të lexojë rendin e ditës, ndërsa demokratët me tone të lartë të zërit kërkuan fjalën.
Nga ana e tij Peleshi iu kundërpërgjigj atyre duke iu thënë se kur para pak çastesh ai iu dha fjalën, demokratët filluan të debatonin dhe asnjëri.
"E keni skenar këtë që të prishni seancën" iu drejtua Peleshi demokratëve.
Emërimet e reja në kabinetin qeveritar:
Albana Koçiu emërohet zëvendëskryeministre me 83 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër.
Emërimi i ministrit Ferit Hoxha, u bë me 83 vota pro, 0 abstenim, 4 kundër.
Besfort Lamallari emërohet ministër i brendshëm me 83 vota pro, 0 abstenim, 4 kundër.
Ermal Nufi emërohet ministër, 83 vota pro, 0 abstenim 6 kundër.
Toni Gogu emërohet ministër i drejtësisë, 83 vota pro, 0 asbtenim, 5 kundër.
Enea Karakaçi emërohet në krye të ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës: 83 vota pro, 0 abstenim, 6 kundër.
Erjona Ismaili emërohet ministre e marrëdhënieve me parlamentin: 82 vota pro, 0 abstenim, 4 kundër.

