Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkoi për të votuar në Himarë Fshat, 50-vjeçarja humb ndjenjat në qendrën e votimit

Shkruar nga Newsbomb
Shkoi për të votuar në Himarë Fshat,  50-vjeçarja
Foto nga qendra e votimit në Himarë Fshat

Në Himarë po vijon procesi zgjedhor për kryebashkiakun, ndërsa nuk kanë munguar as incidentet.

Një qytetare 50-vjeç ka humbur ndjenjat në qendrën e votimit në Himarë Fshat. Raportohet se 50-vjeçarja ka mbërritur në ambientet e qendrës e votimit, por ka shfaqur shqetësime dhe për pasojë ka humbur ndjenjat.

Menjëherë në qendrën e votimit ka shkuar ambulanca dhe qytetarja është dërguar në qendrën më të afërt spitalore.

Deri në mesditë bëhet me dije se në të gjitha qendrat e votimit kanë votuar 5140 votues, thënë ndryshe në 5 orë votimi kanë votuar rreth një mijë votues në orë.

Të gjithë këta të përkthyer në përqindje përbëjnë 22,7%, nga 36 qendrat e votimit deri në mesditë.

E krahasuar me të dhënat e votimit nga viti 2023, në zgjedhjet e sotshme shihet se ka një pjesëmarrje më të madhe të votuesve, kjo sepse në vitin 2023 deri në mesditë kanë votuar 20.7% e votuesve, kurse për ditën e sotme kjo shifër rritet me 2%.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese