Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Shkodra i thotë JO krimit”, qytetarët homazhe për tre viktimat e atentatit në Dobraç

Shkruar nga Newsbomb
“Shkodra i thotë JO krimit”, qytetarët homazhe për
Thirrja per homazhet

Një ngjarje tronditëse u shënuad itën e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku mga breshëria e plumbave humbën jetën tre persona, ndësa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Bëhet me dije se pasditen e sotme në orën 18.00, qytetarët e Shkodrës do të mblidhen për homazhe për të nderuar viktimat e kësaj ngjarje.

Me sloganin: “Shkodra i thotë Jo krimit”, qytetarë, ktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile që dënojnë aktet e dhunës dhe kërkojnë më shumë siguri në qytet.

“Shkodra i thotë JO krimit”, qytetarët homazhe për
Thirrja per homazhet

Kujtojmë që nga atentati ditën e djeshme tre persona humbën jetën, mes tyre edhe një grua e pafajshme. Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit dhe Arlind Bushati ishin dy të rinjtë të cilën u qëlluan me breshëri automatiku nga 3 persona ende të paidentifikuar.

Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, 3 persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të mjetit tip “Benz” me të cilin po qarkullonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Si pasojë e të shtënave humbi jetën në vendin e ngjarjes Hamza Lici, ndërsa 32-vjeçari u transportua në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë për jetën. Prej orësh i riu po luftonte për jetën, mirëpo plumbi që kishte marrë në kokë rezultoi fatal për të dhe humbi jetën gjatë mbrëmjes së djeshme.

Deri më tani ende nuk është e qartë se kush ishte "shënjestra" e atentatit, Lici apo Bushati.  Ndërkohë kujtojmë se Bushati pak javë më parë denoncoi në Policinë e Shkodrës një kërcënim e me armë zjarri që kishte ndodhur në pedonalen e qytetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese