Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shkodra futet në shtetrrethim, Policia del me njoftim zyrtar për ngjarjen kriminale në Dobraç

Shkruar nga Newsbomb
Shkodra futet në shtetrrethim, Policia del me njoftim zyrtar për
Pamje nga vendi i ngjarjes, Dobraç, Shkoder

Dy të vdekur dhe dy të plagosur nga ngjarja e rëndë kriminale në Dobraç, raporton Policia e Shkodrës. Ndryshe nga sa është raportuar më herët, viktimë ka mbetur shtetasi Hamza Lici dhe Flutura Basha, ndërkohë të plagosur dhe në gjendje kritike janë Arlind Bushati dhe Bashkim Basha.

Policia thotë se rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit Hamza Lici dhe Arlind Bushati. Si pasojë e të shtënave ka  humbur jetën shtetasi Hamza Lici, dhe është plagosur rëndë shtetasi Arlind Bushati.

Automjeti që udhëtonin shtetasit Hamza Lici dhe Arlind Bushati, dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi Bashkim Basha dhe bashkëshortja e tij shtetasja Flutura Basha.

Si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja Flutura Basha dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi Bashkim Bushati.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.  

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një  grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda. Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në  ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e  autorëve.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B. Si pasojë e të shtënave ka  humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B. 

Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.  

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një  grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në  ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e  autorëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese