Foto ilustruese
Një incident është regjistruar pak më parë në një qendër votimi në Pogradec, pranë shkollës “Esat Minarolli”.
Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se incidenti ka ndodhur te qendra 3901, ku simpatizanti i Partisë Demokratike, Luan Tollozhina ka goditur me grushta një komisioner në Qendrën e Votimit, Entin Gega, i cili përket Partisë Socialiste.
Raportohet se bëhet fjalë për eksponentin e PD-së Luan Tollozhina, i cili ka gjakosur komisionerin e PS-së Entin Gegën në qendrën e votimit.
Sipas asaj që raportohet në media, rasti nuk ka pasur të bëjë me zgjedhjet elektorale, por Tollozhina ka prentenduar se Entin Gega i ka ngacmuar të bijën.
Sondazh
Poll
