Hapësire reklamuese

Aktualitet

Protesta për ish-krerët të UÇK-së, kreu i OVL e thotë troç: Albin Kurti nuk na ka mbështetur asnjëherë! Kurrë nuk është interesuar për të burgosurit

Shkruar nga Newsbomb
Protesta për ish-krerët të UÇK-së, kreu i OVL e
Foto ilustruese: Proteste

Protesta që do të zhvillohet ditën e nesërme në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ka çuar në përplasjen e kryeministrit Edi Rama me atë të Kosovës.

Sot i ftuar në Eruoneës albania, ishte Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, i cili tha se nuk kam aspak besim të kryeministri Kurti dhe se ai nuk i ka dhënë mjaftueshëm mbështetje të burgosurve të luftës.

U bënë dy vjet që jam liruar nga burgu, dhe mua si qytetar i Kosovës, Albin Kurti nuk i ka dërguar asnjë letër familjes time. Nuk e kemi ndjerë kurrë në jetë mbështetjen e tij, as unë as asnjë. Të gjithë ata që janë në burg 8 apo 10 persona, Albin Kurti akoma deri më sot nuk e ka mbushur një obligacion 12 faqe me nënshkrime për t’i vizituar ata. Unë personalisht kam zhvilluar vizitë 5 herë.

Janë edhe procedura nuk është vetëm një vizitë. Ata janë qytetarë të Kosovës dhe duhet të interesohesh për qytetarin tënd. Prandaj Kurtit nuk dua ti besoj fare. Albin Kurti ka qenë në burg, i zënë peng i luftës”, tha Hysni Gucati.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese