Hapësire reklamuese

Aktualitet

Presidenti Begaj i jep lamtumirën Dhimitër Anagnostit: Iku një tjetër yll, por shqiptarët do të vazhdojnë të magjepsen nga arti yt i madh

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Begaj i jep lamtumirën Dhimitër Anagnostit: Iku një
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka ndarë një mesazh lamtumire për vdekjen e mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, i cili mbylli sytë përgjithmonë këtë të hënë, 1 Shtator, në moshën 89 vjeçare.

Begaj thotë se një tjetër yll i plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë u shua sot, ama kombi do të vazhdojë të magjepset nga krijimtaria e tij e madhe.

"Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll. Lamtumirë, Dhimitër Anagnosti! Shqiptarët do të vazhdojnë të magjepsen nga arti yt i madh", shkruan Presidenti Bajram Begaj, teksa publikon dhe një fotografi të Anagnostit.

Dhimitër Anagnosti ishte një nga mjeshtrit më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare. Ai ka realizuar filma që kanë lënë gjurmë të paharruara në kujtesën e publikut, si “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gjoleka, djali i Abazit” dhe shumë të tjerë.

Përveçse një regjisor i njohur, ai ka qenë gjithashtu skenarist dhe autor librash.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në art, Dhimitër Anagnosti u nderua me titullin "Artist i Popullit" dhe u vlerësua me dhjetëra çmime. Në vitet ’90, ai u angazhua gjithashtu në politikë, duke shërbyer si deputet dhe më pas si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese