Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia rrethon Dobraçin, një i vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Shkodër

Shkruar nga Newsbomb
Policia rrethon Dobraçin, një i vrarë nga të shtënat
Foto ilustruese

Kryeqendra e veriut është tronditur pasditen e kësaj të mërkure nga të shtëna me armë zjarri. Paraprakisht, raportohet se e një person ka mbetur i vdekur, por ngjarja sapo ka ndodhur dhe nuk ka më tepër informacion.

Efektivë të Drejtorisë së Shkodrës dhe autoambulanca janë nisur drejt lagjes "Dobraç" dhe pritet që në minutat në vazhdim të mësohet më tepër se çfarë ka ndodhur.

Nga numri i madh i ambulancave që janë në vendin e ngjarjes, në zonën e "SMT-së" ose "5 Heronjtë e Vigut", dyshimet janë se mund të ketë disa të vrarë dhe të plagosur, referuar dhe informacioneve paraprake që vijnë nga mediat lokale.

Policia rrethon Dobraçin, një i vrarë nga të shtënat
Pamje nga vendi i ngjarjes ne Dobraç

Identiteti i viktimës dhe ai i personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale nuk bëhet ende me dije. Drejtoria e Policisë së Shkodrës nuk ka dalë ende me njoftim zyrtar për ngjarjen.  

Një mjet tip Mercedes Benz ndodhet jashtë rruge, i bërë shoshë nga breshëria e plumbave që është derdhur mbi të, ndërsa në rrugë janë trupat e personave të pajetë të cilët janë mbuluar me çarçaf të bardhë.

E gjithë zona e Dobraçit është rrethuar nga forca të shumta policie dhe gjithë zona ëhstë rrethuar me shirita skenë krimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese