Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur, dhe u ka komunikuar akuzat Izmir Sakicës, Samuel Troshanit dhe Franko Lekës të ciët akuzohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe planifikuar vrasjen e Aleksandër Prednit dhe familjarëve të tij.
Plani i tyre nuk arriti të realizohej pasi sapo atentatorët u futën në brendësi të fshatit Rranxë, u sulmuan me armë zjarri nga Aleksandër Prendi.
Mbi ta SPAK ka ngritur aksuzat vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë, sigurim kushtesh për të kryer vrasje dhe armëmbajtje pa leje, të gjitha këto të kryera në kuadër të grupit kriminal.
Po ashtu edhe ndaj shënjestrës të këtij sulmi, i cili u kthye më pas në “agresor”, është ngriotur akuza e vrasjes së mbetur në tentativë. Ai dhe Franko Leka, janë akualisht.
Kujtojmë se SPAK, në njoftimin e dhënë në shkurt të vitit të kaluar, sqaron se Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Franko Leka, bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar, kanë funksionuar si një grup i strukturuar kriminal për të vrarë Aleksandër Prendin dhe familjarët e tij. Mësohet se personat nën hetim kanë qenë të armatosur, teksa duke kaluar me mjete të blinduara në zonë, ka pasur shkëmbim zjarri. Prendi ka qëlluar drejt automjetit të blinduar, teksa njëra nga mjetet e personave nën hetim ka rezultuar i paregjistruar.
Ndërkohë, SPAK e ka shpallur në kërkim Prendin, i cili dyshohet si një nga protagonistët kryesorë të përplasjes me armë mes dy grupeve, për vrasje me dashje të mbetur në tentativë. Ndërsa, Samuel Troshani dhe Izmir Sakica, ndodhen në qeli, pasi u vetëdorëzuan në Policinë e Shkodrës më 22 janar 2025 për rrahjen e një qytetari në Shkodër.
