Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Publikohet VIDEO nga atentati në Shkodër, viktimat të gjakosur të shtrirë në mes të rrugës

Shkruar nga Newsbomb
PAMJE TË RËNDA/ Publikohet VIDEO nga atentati në Shkodër,
Pamje nga vendi i ngjarjes

Newsbomb.al ka siguruar pamjet e rënda nga atentati i ndodhur një ditë më parë në Shkodër. Në videon e mëposhtme shihen trupat e viktimave dhe të plagosurve të shtrirë në rrugë.

Këto pamje filmike janë regjistruar nga kalimitarët vetëm pak minuta pas atentatit. Siç shihet në vendin e ngjarjes ende nuk kanë mbërritur forcat e Policisë si dhe autoambulancat.

*PAMJE TË RËNDA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Rreth orës 15:50 të ditës së djeshme (30 tetor), në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, 3 persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të mjetit tip “Benz” me të cilin po qarkullonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Si pasojë e të shtënave humbi jetën në vendin e ngjarjes Hamza Lici, ndërsa 32-vjeçari u transportua në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë për jetën. Me orë të tëra i riu luftoi për jetën, mirëpo plumbi që kishte marrë në kokë rezultoi fatal për të dhe humbi jetën gjatë mbrëmjes së djeshme.

Ndërkohë, viktimë mbeti edhe Flutura Basha, e cila po lëvizte me motoçikletë me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha kur automjeti me të cilin po udhëtonte Lici dhe Bushati doli nga rruga dhe i përplasi.

Deri më tani ende nuk është e qartë se kush ishte "shënjestra" e atentatit, Lici apo Bushati. Ngjarja e rëndë ndodhi në Dobraç të Shkodrës. Kjo zonë njihet në kryeqendrën e veriut si një lagje nën kontrollin e fisit Bajri, me në krye Behar Bajrin, i cili prej muajsh ndodhet në qeli. Ai njihet për hasmërinë e hapur me fisin Lici, në krye të të cilit është Ibrahim Lici, deri disa muaj më parë me vendndodhje në Turqi.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese