Prokurori i SPAK, Vladimir Mara, po mban një konferencë për shtyp me autoritetet italiiane, për të dhënë detaje nga operacioni i përbashkët Shqipëri-Itali, "Ura".
Mara tha se e reja e këtij hetimi, ishte se e gjithë skema e trafikut u zbulua përmes përgjimeve të "SkyEcc", duke struktuar të dhëna të qarta. Gjatë këtij hetimi, është arritur të konkludohet e gjithë shtritja e këtij aktiviteti kriminal, i cili shtrihet përmes vendeve europiane deri në Amerikën e Jugut.
Ndërkohë, bëhet me dije se janë ekzekutuar 52 urdhër arreste, ku mes tyre bëhet fjalë edhe për zyrtarë shtetëror dhe një avokat.
"Në kuadër të këtij hetime janë kryer hetime paralele në Shqipëri-Itali, janë shkëmbyer të dhëna të menjëhershme. Në vijim nga ana e atoriteteve italiane, janë sekuestruar të dhëna nga Sky Ecc, ç'ka kanë struktuar të dhënë të qarta. Nga këto kemi arritur të ndërtojmë të gjithë shtrirjen e këtij aktiviteti kriminal, fillimisht në zonën e Puglias në Itali dhe në vijim në disa vende të Bashkimit Europian, si Gjermani dhe Hollande dhe më pas Amerike të Jugut.
E reja në këtë hetim, ka qenë sepse krahas të dhënave të përftuara janë përdorur në mënyrë të menjëhershme të Enchrochat. Gjithsej janë sekestuar 30 episode në Itali dhe 10 në Shqipëri. Dhe së dyti falë analizës së kryer, është arritur të konkudohet me të gjitha të ardhuat e këtij aktiviteti, 30 episode të trafikut, me një vlerë 5 milionë euro.
Gjejmë momentin të falenderojmë autoritetet italiane që kanë ofruar të gjitha të dhënat, informacionet dhe falë këtyre kemi sot këtë rezultat. Ditën e sotme janë ekzekutuar 51 urdhër arrest me burg, 40 masa janë ekzekutuar, mes tyre edhe zyrtarë shtetërorë dhe një avokat.", tha Mara.
