Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Operacioni ndërkombëtar Shqipëri-Itali, prokurori i SPAK, Vladimir Mara: Paratë e drogës qarkullonin në crypto! Raste korrupsioni në Policinë e Shtetit

Shkruar nga Newsbomb
Operacioni ndërkombëtar Shqipëri-Itali, prokurori i SPAK,
SPAK

Prokurori i SPAK, Vladimir Mara ka ndarë të tjera detaje lidhur me operacionin ndërkombëtar të zhvilluar në Shqipëri e Itali nga autoritetet vendase në bashkëpunim me ato italine.

Prokuroria Mara ka deklaruar se deri më tani janë ekzekutuar 42 masa sigurie për persona me nënshtetësi shqiptare e italiane, të ndodhur në të dy shtetet. Sakaq, ky grup kriminal është i ndarë në 3 nëngrupe të gjithë me funksione dhe detyra të ndara lidhur me kontaktet e krijuara me shtetet ku tregtohej droga.

Gjithashtu, prokurori i çështjes Vladimir Mara ka deklaruar se në hetime janë konstatuar dhe dy raste korrupsioni nga zyrtarë të lartë shtetërore në Policisë e Shtetit, për të cilët do të niset një tjetër hetim i thelluar.

Ndër personat e arrestuar, janë të përfshirë ata individë të cilësuar “kyç” në këtë grup kriminal, të cilët transportonin vlerat e parave nga Shqipëria në Itali e në vendet e tjera, përmendur këtu pronarin e agjencisë turistike “Ligori Travel”, Ligor Çombashi , i cili i lëvizte paratë në crypto.

Në Shqipëri nga SPAK janë vendosur 29 masa sigurie “arrest me burg”. Ndërsa në Itali janë lëshuar 22 masa sigure. Nga këto në Shqipëri dhe Itali gjithsej janë ekzekutuar 42 masa sigurimi. I jemi referuar një grupi kriminal, por kemi parë që ka pasur një organizim të mirëfilltë kriminal që ka pasur 3 nëndarje që kishin aktivitet kriminal nga vendet e Amerikës Latine, Europë dhe Shqipëri.

Disa prej masave të sigurimit janë vendosur për personat që bënin të mundur transportimin e parave në drejtim të Shqiëprisë si dhe për një shtetas që ishte pronar i një agjensie turistike që bënte transportimin e parave në crypto.

Kemi pasur disa episode të ushtrimit të ndikimit të palgishëm ndaj zyrtarëve shtetëorë që në vijim do të kemi një hetim më të thelluar. Kemi pas dy punonjës të Policisë së Shtetit, njëri prej tyre në një pozicion të rëndësishëm. Në një rast kemi pasur bashkëpunim me pjesëtarë të organizatave kriminale, në një tjetër rast kemi pasur një rast korrupsioni në policisë e Portit të Durrësit.

Sa i përket personave të arrestuar, roli i tyre është i rëndëishëm Janë kapur dhe organizatorë të këtyre grupeve, por 10 prej tyre akoma nuk jane ekzekutuar masat e sigurisë.

Sa i përket urdhër ndalimit, një rol të rëndësishëm e ka pasur dhe DEA e SHBA që ka prezeënt ën zyrën tonë që nga fillimi i hetimeve.

Në këtë hetim është caktuar masë sigurimi ndaj një avokati në Durrës. Janë dkomunetuar disa psiopde të ushtrimit të ndsikimit të paligjshëm. I përket një fazëe të mëtejshme të hetimit për verifikime të tjera”, tha prokurori i SPAK, Vladimir Mara.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese