Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Oj nëne, oj nëne”, momenti kur qytetari që piu helm merret nga ambulanca, kërkonte të takohej me Altin Dumanin

Shkruar nga Newsbomb
“Oj nëne, oj nëne”, momenti kur qytetari që piu helm
FotoMontazh/ Ngjarja në SPAK

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e shënuar para dyerve të SPAK, ku një person tentoi t’i jap fund jetës duke pirë fostoksinë.

Burime për media bëjnë me dije se personi që ka tentuar t’i jap fund jetës është Pal Trashaj 63 vjeç nga Lezha. Dyshohet se shkaku që e ka çuar 63-vjeçarin në këtë akt të rëndë janë grabitjet me mikrokredi. Madje në lidhje me këtë, ai kishte bërë disa kallëzime, por që nuk kishte gjetur një zgjidhje për problemin e tij.

Personi në fjalë sot shkoi me letra në dorë para SPAK, ku kërkoi të kishte një takim me kreun e këtij institucioni, Altin Dumani, për t’i dhënë zgjidhje problemit të tij.

Ai është shprehur se ka pirë fostoksinë dhe do i jap fund jetës, pikërisht atë moment garda ka telefonuar ambulancën.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme 63-vjeçari është marrë nga mjekët dhe futur në ambulancë, ndërsa tashmë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 02.07.2024, në rrugën "Panorama", përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia për ngjarjen.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese