Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Nuk kemi një konflikt botëror”, analisti flet për konfliktin SHBA – Iran: Cila është pikëpamja e Trump për botën sot

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk kemi një konflikt botëror”, analisti flet për
Donald Trump

Petagogu i Shkencave Politike, Fitim Zekthi ka ndarë me publikun pikëpamjen e tij lidhur me konfliktin Izrael – Iran dhe së fundmi përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në konflikt.

I ftuar në “Top Story”, Zekthi është shprehur se nuk jemi në prag të një lufte botërore sepse nuk kemi dy boshte që luftojnë për njëra-tjetrën.  Sakaq, analisti ka ndarë dhe pikëpamjen e tij përsa i përket Trump dhe synimeve që ka për botën.

Deri dje europianët dhe amerikanët prisnin një botë bipolare. Presidenti Trump e ka shpërbërë këtë koncept dhe flet për një lloj bote tjetër, ku Irani bie viktimë.

Netanyahu është kryeministri më ekstremist i Izraelit. Vjen nga dy parti ekstremiste që duan ta bombardojnë Palestinën.

Trump ka një koncept që mendon se është fundi i historisë dhe bota t’ia nisë nga e para. Mendoj se për momentin nuk kemi një konflikt botëror, sepse nuk kemi dy boshte. Rusia, Kina dhe Irani kanë një aleancë, po jo si ato të Luftës së Dytë Botërore”, u shpreh Zekthi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese