Kandidatja e PSD, Limonera Bozha
Pandeli Bozha, babai i kandidates së PSD në Fier, Limonera Bozha, është ndaluar me urdhër të SPAK nën dyshimin për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Pandeli Bozha akuzohet për ndërhyrje dhe manipulim në procesin zgjedhor. Pandeli Bozha njihet ndryshe edhe me emrin Agim Brahimllari.
Dy prokurorët Sotir Kllapi dhe Doloreza Musabelliu janë të deleguar në Fier ndërsa bëhet fjalë për një hetim proaktiv, të ndjekur në bashkëpunim mes SPAK dhe Policisë Fier.
Mësohet se për një periudhë të gjatë është hetuar aktiviteti i familjarëve të afërt të kandidates së PSDm Limonera Bozha. Sipas raportimeve, janë shpërndarë para për vota në favor të kandidates së PSD-së.
Sondazh
Poll
