Hapësire reklamuese

Aktualitet

Njëri tentoi të hynte me dhunë në qendrën e votimit, tjetri fotografoi fletën, e pësojnë të rinjtë në Kukës

Shkruar nga Newsbomb
Njëri tentoi të hynte me dhunë në qendrën e votimit,
Foto ilustruese

Policia e Tropojës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Shoshaj, pasi ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të fletës së tij të votimit.

Ndërkohë, në një tjetër rast, policia e Kukësit ka shpallur në kërkim shtetasin O. Sh., 18 vjeç. Pasi, gjatë natës, ka tentuar të hyjë me forcë në VNV nr. 11 dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë që nuk e kanë lejuar të hyjë.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Shoshaj, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, pasi ka publikuar në rrjete sociale, fotografi të fletës së tij të votimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin O. Sh., 18 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi gjatë natës, ka tentuar të hyjë me forcë në VNV nr. 11 dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë që nuk e kanë lejuar të hyjë.”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.     

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese