Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur në orën 10:00 seanca për shqyrtimin e ankimit të ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra.
Po ashtu, gjykata do të shqyrtojë edhe dekretin e Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve të reja në kryeqytet. Seanca po zhvillohet me dyer të hapura dhe transmetohet drejtpërdrejt për publikun.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj hapi seancën me fjalët.
“Deklaroj çeljen e seancës plenare publike për çështjen me objekt shqyrtimi me kërkues Erion Veliajn. Subjekte të interesuara Këshilli i Ministrave, Presidenti i Republikës, me objekt shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave datë 25.09.2025 për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, zoti Erion Veliaj si i papajtueshëm me Kushtetutën.
Shfuqizimin gjithashtu të dekretit të Presidentit të Republikës, data 01.10.2025 për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetare bashkie për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë si i papajtueshëm me Kushtetutën”, tha Kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçaj.
Pas fjalës së Zaçajt, përfaqësuesit ligjorë të Presidencës kërkuan shpalljen e moskopetencës së Kushtetueses për të shqyrtuar kërkesën e Veliajt.
“I qëndrojmë parashtrimit që kemi. Mendojmë se GJK është kompetencë për shqyrtimin e kërkesës tonë edhe për aktin e presidentit, procesi për ne është ndarë në dy faza, e propozimit dhe vendimmarrjes dhe tjetra, është garancisë kushtetuese që aktivizohet automatikisht me paraqitjen e kërkesës në të cilën nuk duhet të ndërhyrje asnjë institucion përfshirë edhe presidenca i cikli duhet të presë vendimin e Gjkykatës së Lartë. Aktivizimi para kohe aktivizon efektet juridike të këshillit të ministrave”, tha Mbrojtja e Veliajt.
Pas kësaj kërkese, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin në lidhje më pretendimn e Presidencës.
Në këtë seancë do të shqyrtohen dy ankime të paraqitura nga Erion Veliaj. Fillimisht do të shqyrtohet ankimi për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet në Tiranë.
Së dyti, do të shqyrtohet kërkesa ankimore e shfuqizimit të vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij.

