Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ngjarja që tronditi azilin në Tiranë, flet një prej të moshuarve: Autori jetonte këtu bashkë me gruan

Shkruar nga Newsbomb
Ngjarja që tronditi azilin në Tiranë, flet një prej të
Hazin Abdija

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mëngjesin e kësaj të enjte në një azil privat në zonën e “Ali Demit”, në Tiranë.

I moshuari Zyhdi Shehi goditi për vdekje me bastun shokun e tij të dhomës, Virxhil Vesho. Si pasojë e plagëve të marra, fatkeqësisht 82-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërkohë Zyhdi Shehi u shoqërua në Komisariat nga forcat e Policisë.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë që ka shqetësuar jo pak të moshuarit që jetojnë në këtë azil, kanë folur për mediat këta të fundit.

Hazin Abdija, i cili jeton në këtë azil, bëri me dije se autori jetonte aty së bashku me bashkëshorten e tij. Gjithashtu, ai foli edhe për kushtet për të cilat tha se janë të mira.  

 “Autori ka dhe gruan në azil. Mirë na trajtojnë. Kemi dhe infermiere. Po, kemi kujdes”, tha Haziz Abdija.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese