Një 56-vjeçare ka rënë në prangat e Policisë në Tiranë pasi fotografoi votën e saj. Përmes një njoftimi zyrtar blutë bëjnë me dije se shtetësja me ininciale A.H, banuese në kryeqytet, është arrestuar dhe akuzohet për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.
“Shërbimet e Policisë në Komisariatin Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se një shtetase në shkollën “Ali Demi” kishte fotografuar votën dhe më pas ishte larguar, organizuan punën, identifikuan, shoqëruan dhe arrestuan në flagrancë shtetasen A. H., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, njofton Policia.
Ndërkohë që efektivët, po në Tiranë, kanë shoqëruar dy persona, pasi dyshohet se kanë fotografuar fletën e tyre të votimit. Aktualisht, ndaj tyre po kryhen veprimet hetimore dhe procedurale nën drejtimin e Prokurorisë. Në përfundim të veprimeve do ju informojmë më tej.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Tiranë
Fotografoi fletën e votimIt, arrestohet 56-vjeçarja.
-Shërbimet e Policisë në Komisariatin Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se një shtetase në shkollën “Ali Demi” kishte fotografuar votën dhe më pas ishte larguar, organizuan punën, identifikuan, shoqëruan dhe arrestuan në flagrancë shtetasen A. H., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.
—————
Paraprake: Shërbimet e Policisë të Komisariateve Nr. 3 dhe Nr. 4, kanë shoqëruar dy shtetas, pasi dyshohet se kanë fotografuar fletën e votimit. Aktualisht, ndaj tyre po kryhen veprimet hetimore dhe procedurale nën drejtimin e Prokurorisë. Në përfundim të veprimeve do ju informojmë më tej.
Policia e Tiranës apelon për respektim të rregullave të votimit pasi çdo veprim që cenon fshehtësinë dhe integritetin e votës përbën shkelje të ligjit dhe do të trajtohet me rigorozitet të plotë.Policia e Tiranës mbetet e angazhuar për të garantuar sigurinë, rendin dhe zhvillimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe të rregullt.
-
Shqipëria voton!
11 Maj, 06:40

