Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Mora fostoksinë se nuk po gjej drejtësi”, djali i Pal Trashajt zbulon telefonatën e fundit të të atit

Shkruar nga Newsbomb
“Mora fostoksinë se nuk po gjej drejtësi”, djali i Pal
Gledis Trashaj

I tronditur dhe me zërin që i dridhej, Gledis Trashaj ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku i ati Pal Trashaj vendosi  që t’i jap fund jetës duke pirë fostoksinë para dyerve të SPAK.

Ai u shpreh se prej vitesh babai i tij ishte viktimë e skemës së mikrokredive dhe se nuk kishte arritur të gjente drejtësi për padrejtësinë që po i bëhej.

I biri i Pal Trashajt tha se skema e mashtrimit të mikrokredive kishte bërë që në 2014 shoqëria përmbarimore tu bllokonte pagat, duke ua bërë të pamundur jetesën.

Ai ka treguar edhe telefonatën e fundit që Pal Trashaj ka pasur me bashkëshorten e tij, të cilës i ka thënë se ka marrë fostoksinë se drejtësi nuk po gjente.

“Jemi të tronditur. Unë erdha mbrëmë në orën 11 të natës. E kam pasur shumë të vështirë që të marr informacion. Në botë mjekët të japin kurajo të motivojnë, ndërsa këtu më thonin jo.

Unë nuk e di shumë mirë situatën, babai na mbante larg problemeve. Di që kredinë e ka marrë në 2009, në 2014 na bllokuan pagat gjë që na bënte të vështirë jetesën.

SPAK të verifikojë vendimet e gjykatave. Babai thoshte se nuk gjen dot drejtësi dhe pse çështja ishte në gjykatë.

Në spital ka thënë se se e bëri prej padrejtësisë. Kishte marr mamin në telefon dhe i kishte thënë se kishte marrë fotoksinë”, tha djali ndër të tjera.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese