Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Misteri për masakrën e Shkodrës, kush është personi i veshur me të zeza që qëndron pranë trupit të pajetë të Hamza Licit?

Shkruar nga Newsbomb
Misteri për masakrën e Shkodrës, kush është personi i
Personi që dyshohet se ishte ne automjet

Vijon misteri me personin e tretë që dyshohet se ishte i pranishëm në makinë me dy viktimat Hamza Lici dhe Arlind Bushatin.

Një person i veshur me të zeza, i cili është parë pranë trupit të pajetë të Hamza Licit me duart me gjak, dyshohet se është pikërisht personi që ka qenë në makina, kur automjeti i Hamza Licit dhe Arlind Bushatit u qëllua me breshëri plubash.

Nuk dihet ende se kush është personi në fjalë, teksa burime për media bëjnë me dije se policia po punon për identifikimin e personit në fjalë.

Atentati me armë zjarri që tronditi dje Shkodrën dhe mbarë opinionin publik, po hetohet intensivisht nga Policia kriminale.

Fatkeqësisht kjo ngjarje pati pasoja të rënda me 3 viktima, ku mbetën të vdekur Hamza Lici, Arlind Bushati dhe një kalimtare e rastit, Flutura Basha. Ende nuk janë identifikuar autorët të cilët kanë djegur dhe automjetin me të cilin kryen atentatin, por policia dyshon se kanë qenë dy ekzekutorë me kallashnikovë dhe një i tretë që drejtonte makinën e tyre.

Duhet theksuar se prania e një personi të tretë ende nuk është e konfirmuar zyrtarisht nga uniformat blu. Mbetet të shihet dhe pritet një përfundim zyrtar nga ana e Policisë së Shtetit për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje që ka tronditur mbarë Shqipërinë.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese