Newsbomb.al ka zbardhur emrat ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arrest nga Prokuroria e Posaçme e (SPAK).
SPAK ka lëshuar urdhër-arrest për shtetasin: Hajdar Çopja, Martin Musaj, Pajtime Fetau, Mikael Qosja, Guri Biba, Renato Masuku, Armis Stafa, Maksim Koci, Erzen dhe Franc Çopja, Leonard Rragami, Altin Kamami, Rexhino Doçi, Arben Lamçja, Eljo Bitri, Dorian Dyli, Matilda Hoxholli, Denada Todi, Flobenc Meçja, Arsen Mema, Elvis Daka/Dragoviç, Agustin Çinari, Talo Çela.
Ky operacion vjen në vrazhdën e operacioni “Plumbi i Artë2”. Janë rreth 30 urdhër-arreste që janë kërkuar nga Prokuroria e Posaçme dhe janë miratuar nga togat e zeza, duke nisur kështu prej mbrëmjes së djeshme një operacion të gjerë në trekëndëshin Elbasan, Tiranë dhe Durrës.
Po ashtu bëhet me dije se nga ky operacion janë zbardhur 6 vrasje të kryera në vite të ndryshme në qytetin Elbasanit, Rrogozhinës dhe Berat.
Mes emrave të akuzuar janë dy efektivë policie, por edhe personazhe të njohur të botës së krimit siç është Hajdar Bako, i njohur si “Darin e Elbasanit”, i cili u arrestua disa muaj më parë në Dubai.
Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, u arrestua në Dubai në maj të këtij vitit, pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, Hajdar Bako i njohur edhe si “Dari i Elbasanit”, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 persona.
Në terren janë agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe efektiv të Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit, të cilët po bastisin shtëpi dhe ambiente të tjera ku dyshohet se qëndrojnë eksponentë të njohur të botës së krimit. Në Elbasan, kontrollet janë përqendruar në fisin Çapja.
Dyshohet se personazhe të botës së krimit kanë bashkëpunuar me zyrtarë dhe ish-zyrtarë të drejtësisë.