Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mbetjet toksike në Shqipëri, Sazan Guri ngre alarmin: Pasiguria në shkallën më të lartë, mund të kontaminohet edhe uji i pijshëm

Shkruar nga Newsbomb
Mbetjet toksike në Shqipëri, Sazan Guri ngre alarmin: Pasiguria
Ambientalisti, Sazan Guri

Ambientalisti i njohur, Sazan Guri ka ngritur alarmin se uji i pijshëm mund të kontaminohet, pas skandalit me 80 ton të mbetjeve toksike, që u bënë kryefjala e mediave botërore, të cilat mendohen se kanë dalë nga Porti i Durrësit dhe kishin si destinacion Tajlandën.

Sipas Gurit, efkti i këtyre mbetjeve është shumë shqetësues, po aq sa është mundësia që qeveria të jetë pjesë e kësaj afere mjedisore, duke e bërë atë një krim të organizuar mirëfilltazi.

Guri vijon më tej duke thënë se nëse distancimi i institucioneve shqiptare si në padijeni të prejardhjes së tyre, është një rrezik shtesë, pasi e çon pasigurinë në shkallën më të lartë.

Mbetjet toksike në Shqipëri, si qytetar jam i shqetësuar. Njoh efektin e këtyre mbetjeve. Më shqetëson fakti që qeveria mund të jetë pjesë në këtë që e bën një krim të organizuar.

Në rast se qeveria nuk di gjë që anija dhe institucionet nuk dinë gjë, është po njëlloj e rrezikshme. Kjo e çon pasigurinë në shkallën më të lartë. Mund të kontaminohet edhe uji i pijshëm”,- tha ambientalisti, Sazan Guri.

Ndonëse, aludimet janë të shumta, autoritetet shqiptare nuk kanë pranuar përgjegjësinë e këtyre mbetjeve, duke thënë se ato vijnë nga Kosova. Megjithatë, ende nuk është hedhur dritë mbi të vërtetën për të nxjerrë para drejtësisë autorët e kësaj afere dhe për të kuptuar se nga ato e kanë origjinën e saktë dhe pse ndodhen në Shqipëri.

 

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese