
RENEA, ekspertë të Policisë Kriminale si dhe shefi Neritan Nallbati janë nisur drejt Shkodrës, aty ku ndodhi atentati në zonën e Dobraçit me dy të vrarë dhe dy të plagosur rëndë.
Nga breshëria e plumbave sot në Shkodër ka mbetur i vrarë në vend Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit “të fortit” të Shkodrës i shpallur në kërkim për shumë vrasje. Ndërsa i plagosur rënë ka mbetur Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidati i PD për kryebashkiak. Vetëm disa ditë më parë ai është kërcënuar nga disa persona me motor dhe maska.
Fatkeqësisht në vendin e ngajrjes ndodhej edhe një çift të cilët kanë qenë duke udhëtuar me motocikletë. Viktimë ka mbetur bashkëshortja Flutura Basha, ndërsa burri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.
Vetëm disa javë më parë, më 11 tetor Arlind Bushati ka kallëzuar një kërcënim me armë që i është bërë nga disa persona me motor dhe masaka. Bushati ka qenë një një kafe në pedonale në Shkodër dhe persona të maskuar janë afruar dhe i kanë drejtuar armë, por nuk e kanë qëlluar, vetëm është kërcënuar.
“Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, persona të paidentifikuar që qarkullonin me një motomjet, i kanë drejtuar një send, në dukje armë zjarri, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës”, njoftoi policia disa ditë më parë.
Ndërsa edhe disa muaj më parë, në dyqanin në pronësi të tij e kanë kërcënuar duke i vënë tritol.