
Të tjera detaje kanë dalë në dritë mbi masakrën e Dobraçit ku mbetën të vrarë 3 viktima. Burime për media kanë bërë me dije se dyshimet kryesore të policisë janë të përqëndruara mbi një atentat të kryer nga vrasës me pagesë të ardhur nga Mali i Zi.
Gjithashtu nga verifikimet paraprake, ka rezultuar se makina e tipit “Benz” me të cilin po udhëtonin viktimat Hamza Lici dhe Arlind Bushati, është futur nga shteti i Malit të Zi vetëm pak ditë më parë dhe ka lëvizur disa herë rreth zonës së Dobraçit gjatë këtyre ditëve të fundit.
Policia ka dyshime se një person i tretw i njohur për botën e krimit, ka qenë në makinë me dy viktimat. Ai dyshohet tw jetë ndihmuar nga banorët e zonës për tu larguar nga vendi i ngjarjes në mënyrë qw mos të binte në duart e policisë.
Pjesë e atentatorëve dyshohet të ketë qenë dhe një person i katërt i cili ka ndihmuar dy qitësit dhe shoferin e mjetit “Land Rover” të largohen në drejtim të paditur pasi këta të fundit i vunë flakën mjetit në zonën e Grudës së Re.
Makina është gjetur e shkrumbuar plotësisht nga flakët ndërsa numri i shasisë është dërguar në laborator për ekspertim edhe pse është dëmtuar nga zjarri.