Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Masakra e "Micro Credit Albania", për 1 milionë lekë Jordisa Dervishi i bllokoi qytetarit 22 hektarë tokë, sa 500 fishi i detyrimit

Shkruar nga Newsbomb
Masakra e "Micro Credit Albania", për 1 milionë lekë
Permbaruesja Jordisa Dervishi

Përmbaruesja gjyqësore Jordisa Dervishi është mes 9 personave ndaj të cilëve Prokuroria e Tiranës dha sot masa sigurie për skandalin e mikrokredive, duke përfshirë 5 administratorë të këtyre kompanive mashtruese dhe disa përmbarues.

Masa “Arrest në burg” është dhënë për Aldo Dakën, Albert Gegën, Edomnd Maton, Arben Meskutin, si dhe Alban Koten, i cili është shpallur në kërkim. Ndërsa, për Kejda Seferin, Elda Ibron, Alketa Tanushin dhe Jordisa Dervishin është dhënë masa “Arrest në shtëpi”.

Masakra e "Micro Credit Albania", për 1 milionë lekë
Permbaruesit e skandalit te mikrokredive

Revista Newsbomb.al e ka denoncuar muaj më parë këtë skandal të madh që u ka shkaktuar qytetarëve shqiptarë dëme të pariparueshme në pasurinë e tyre.

"Micro Credit Albania" dhe kompani të tjera mashtruese si ajo, merrnin kredi të konsideruara të këqija nga bankat dhe të pashlyera ndër vite dhe më pas përdornin skema shtrënguese ndaj qytetarëve duke i futur sërish në kurth për të rimarrë kredi të tjera. Në rast se nuk pranonin, atyre u bllokoheshin rrogat, pronat, apo makinat.

Siç shihet në këtë dokument të hetimit, përmbaruesja Jordisa Dervishi i ka sekuestruar qytetarit Vehtim Karaj pasuri prej 22 hektarësh tokë për një debi në vlerën e 1.267.160 lekë, shkruan newsbomb.al.

Pra, për 1 milionë lekë përmbaruesja i ka sekuestruar qytetarit pasuri në vlerë 500 fish më të madhe sesa detyrimi. Nisur nga ky rast dhe të tjerë të hetuar nga Prokuroria e Tiranës, siç evidentohet në dokumentin zyrtar të hetimit, përmbaruesja Jordisa Dervishi ka kryer veprën penale "Shpërdorim detyre" dhe ndaj saj është dhënë masë sigurie "Arrest në shtëpi".

Masakra e "Micro Credit Albania", për 1 milionë lekë
Pronat e bllokuara qytetarit nga Jorsida Dervishi

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese