Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Malet e jugut diçka murmurisin me erën", Profesor Kabo prek me mesazhin për ikjen e Anagnostit: Rozën, trëndafilin tënd të jetës do ta takojmë nga sot me dhimbje, të vetme

Shkruar nga Newsbomb
"Malet e jugut diçka murmurisin me erën", Profesor Kabo
Ilustrim: Perparim Kabo dhe Dhimiter e Roza Anagnosti

Profesor Përparim Kabo ka shkuar një mesazh sa të ndjerë aq edhe emocionues për ikjen e Dhimitër Anagnostit. Mjeshtri i madh i kinematografisë shqiptare mbylli sytë këtë mëngjes Shtatori, në moshën 89 vjeçare, që siç shkoi e bija, ju bind ligjit të jetës.

"Deti Jonë nga sot do jetë i trishtuar, malet e jugut diçka do të murmurisin me erën, ullinjtë do të heshtin këtë vjeshtë", shkruan profesori, duke kujtuar veprat e paharrueshme të Dhimitër Anagnostit, aftësinë e tij magjepsëse për të ndërtuar figura filmike dhe një intervistë speciale me të.

"U shuajt institucioni Dhimitër Anagnosti. Të përunjem me respekt për artin që na fale. Të falënderoj nga zemra për kohën e bisedave, telefonatave dhe mundësisë për një intervistim kur shkruajta shkrimin me titull: “Të faleminderit Anagnosti ynë”, shkruan ndër rreshta Përparim Kabo.

Profesori thotë se shumë e dhimbshme ikja e Dhimitër Anagnostit do të jetë edhe për bashkëshorten dhe udhëtaren e tij të jetës, aktoren e shquar Roza Anagosti, sepse prej viti 1965 kishin qenë të pandarë.

"Sa e dhimbshme do të jetë që tani e tutje për Rozën, trëndafilin tënd të jetës që nga viti 1965 që e shihnim pranë jush, do e takojmë pa Ty", shkruan Profesor Kabo.

Lexoni mesazhin e lamtumirës për Dhimitër Anagnostin, nga Përparim Kabo:

U shuajt fanari i madh i detit të filmit, filozofi ynë i pelikulës Dhimitër Anagnosti. Sa fat që ishim bashkëkohës me të dhe shijuam artin e tij.” Komisari i Dritës”, ” Dueli i Heshtur”, ” Plagë të Vjetra”, ” Në shtëpinë tonë”, “Malet me blerim mbuluar”, dhe më tej me kryevepra si “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrall nga e kaluara”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, ” Gurët e shtëpisë sime”, “Gjoleka i biri i Abazit”.

Mbeti skenar e më tej u kthye në roman një ngjarje shumë interesante titulluar: “Koburja nga Europa”.

Dhimitër Anagnosti ndërtonte figura filmike tejet organike, larg zbukurimeve si fiksion, kombinonte mrekullisht fizionominë dhe karakterin e artistit me tipologjinë dhe tiparet e personazhit. Filmi tij refuzoi deklarimet sepse ai si rrallë kush kombinoi imazhin me lojën, episodin, ngjarjet dhe tërësinë arkitektonike të filmit krejt organikisht.

U shuajt institucioni Dhimitër Anagnosti. Të përunjem me respekt për artin që na fale. Të falënderoj nga zemra për kohën e bisedave, telefonatave dhe mundësisë për një intervistim kur shkruajta shkrimin me titull: “Të faleminderit Anagnosti ynë”. Çfarë boshllëku po lë pas ” Felini” ynë. Deti Jonë nga sot do jetë i trishtuar, malet e jugut diçka do të murmurisin me erën, ullinjtë do të heshtin këtë vjeshtë.

Ndofta tani si shpirt engjëllor, brigjeve të tjera deteve të eterit, sheh gjemitë e Anagnostëve që u nisën deteve dhe s’u kthyen më. Sa e dhimbshme do të jetë që tani e tutje për Rozën, trëndafilin tënd të jetës që nga viti 1965 që e shihnim pranë jush, do e takojmë pa Ty, i paharruari, filozofi i kinematografisë shqiptare Dhimitër Anagnosti.

Me lotë në sy të themi qofsh me dritën e pasosur!

Panteoni i të Mëdhenjëve ju pret asaj bote të paqtë!

MIRENJOHJE, MIRENJOHJE, MIRENJOHJE!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese