
Personi që shihni në foto është Adi Çoba, i cili nga dosja hetimore e siguruar nga Neësbomb.al rezulton që të jetë dhe një nga drejtuesit e organizatës i cili merrej me transportin e kokainës në Itali.
Siç evidentohet dhe në fashikujt e dosjes voluminoze italiane mësohet se Çoba, koordinonte dhe drejtonte nga Shqipëria aktivitetet e anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale, shqiptarët dhe italianët.

Çoba, i cili në përgjimet e “SKyEcc” rezulton që thërritej me nofkat “i shëndoshi” ose “bisha”, merrte dhe dërgonte në Itali korrierë që sillnin sasi të mëdha heroinë dhe kokaine, , të furnizuara nga Shqipëria dhe Holanda përmes veprimtarisë së paligjshme të anëtarëve të tjerë të shoqatës.

“COBA Adi, si drejtues dhe promotor i shoqatës, gjeti dhe e dërgoi në Itali sasi të mëdha heroine dhe kokaine nga jashtë. I koordinonte dhe drejtonte aktivitetet nga Shqipëria”, thuhet ndër të tjera në dosjen italiane. Sakaq kujtojmë se këtij shtetasi, me urdhër të SPAK ju sekuestrua një restorant, bar-kafe në qytetin e Durrësit i cili quhet "FELIX VINUM".

Ndërkohë, që në këtë dosje bien në sy edhe pseudonimet që ata përdornin për të mos u identifikuar nga autoritetet. Përpos, Çobës dhe Elvis Doçit, i cili thërritej “Visi i Pojës”, një shtetase italiane me emrin Francesca Caputti, njihej me pseudonimin “Gjyshja”.
Ndërsa, Nuredin Dumani, i cili në fashikujt e dosjes rezulton që të jetë dhe personi i cili ka nxjerrë “zbuluar” këtë grup kriminal, njihej me pseudonimin “Nuro”. Rigels Presi, njihej ndryshe nga anëtarët e bandës me pseudonimet Gelsi ose “Seriali”, ndërsa Ekil Nderjaku njihej me nofkën “Kili”.