Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kontejnerët e “MAERSK” me mbetje të rrezikshme, Drejtoria e Doganave: Po punojmë me OLAF për të lokalizuar anijen

Shkruar nga Newsbomb
Kontejnerët e “MAERSK” me mbetje të rrezikshme, Drejtoria
Nje nga anijet e MAERSK LINE

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në Shqipëri thotë se po bashkëpunon me agjencitë partnere europiane për të lokalizuar ngarkesën me mbetje të rrezikshme që ka dalë nga Porti i Durrësit. Bëhet fjalë për 100 kontejnerë që do të shkonin nga Shqipëria në Tajlandë.

Në reagimin zyrtar, Drejtoria e Doganave bën me dije se në kuadër të bashkëpunimit me WCO dhe mbi bazën e informacioneve të shkëmbyera me Konventën e Bazel dhe OLAF, kanë identifikuar një ngarkesë të dyshimtë, e cila është nisur nga Porti i Durrësit dhe ka bërë transhipment në Trieste dhe Pire.

“DPD, OLAF dhe strukturat e tjera të përfshira po bashkëpunojnë aktivisht për të lokalizuar ngarkesën gjatë transportit dhe për të verifikuar nëse ngarkesa është mbetje”, thuhet në reagim.

Newsbomb.al i kanë dhënë sot zë këtij skandali që po qarkullon në mediat ndërkombëtare. Kodi i Kuq është lëshuar në gjithë botën, teksa grupet për Drejtësinë Ambientale kërkojnë ndalimin e anijes dhe kthimin e saj në Europë. Mirëpo situata nuk është kaq e thjeshtë sa në dukje.

Linja e transportit “MAERSK”, e ndarë në dy anije që transporton këto mbetje të rrezikshme, kishte planifikuar që të ankoronte në Cape Town, në Afrikën e Jugut. Por, pas paralajmërimit të dhënë nga grupi ndërkombëtar i mbikëqyrjes “BAN” me bazë veprimi në Zvicër për shtetin afrikan, në datën 31 korrik u fik GPS i anijes sikurse raporton “bloomberg.com”. Në këtë mënyrë, ankorimi i planifikuar I saj u nuk u bë i mundur.

Afrika e Jugut ka nxjerrë në det disa skuadra kërkimi, por deri më tani raportohet se nuk është arritur të identifikohet anija “MAERSK”. Lexoni të plotë artikullin në linkun më poshtë: 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese