Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kolegët e përlotur për ikjen e parakohshme të Aristir Lumezit: E di shok, na ke lënë të gjithëve pa fjalë?!

Shkruar nga Newsbomb
Kolegët e përlotur për ikjen e parakohshme të Aristir
Aristir Lumezi

Aristir Lumezi nuk jeton më! Gazetari dhe analisti i njohur u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare, mesditën e kësaj të mërkure, 10 korrik.

Lumezi nuk arriti të mposhtë sëmundjen “përbindësh” me të cilën u diagnostikua kohët e fundit. Pavarësisht përpjekjeve të gazetarit dhe mjekëve, nuk arritën që ai të fitojë luftën, duke lënë kështu pas një boshllëk të thellë në familjen e tij si dhe një gjurmë trishtimi në botën e medias shqiptare, të cilës i kushtoi vitet e jetës.

Ikja e papritur e Aristir Lumezit ka shkaktuar dhimbje e trishtim të madh, te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që të paktën një herë e kanë lexuar apo dëgjuar kritikat dhe opinionet e tij të vlefshme lidhur me situatat e ethshme politike të vendit tonë.

Kolegët “zemërthyer” për ikjen e parakohshme të mikut të tyre:

Erald Kapri: Ikja parakohe e Aristirit është dhimbshme. Një fat i madh që e njoha e punova gjatë me të. Nuk do i harroj kurrë kafet e përditshme ne barin poshtë Panoramës pas raportimit bashkë me Adin. Treshja e politikës që “komplotonim” të ruanim ndonjë lajm, e të merrnim të dielat. Në ditë të nxehta si këto, në vuajtje për lajm, nuk e harroj batutën e Tirkës: do shkoj një vizitë nga Dritëroi. Na nderonte gjithmonë. Lamtumirë Aristir!

Luela Myftari: Tani e ndërpreva shkrimin. Mes rreshtave lexova se nuk je më këtu. Nuk do të më telefonosh më... Nuk do të të shkruaj dot më Aristir...Kjo është biseda e fundit që gjej. Të tjerat janë telefonata, shpejt, me ritmin e lajmeve e redaksive... unë e mbaj mend këtë gëzim, gazetën që më le mbi tavolinë me intervistën e botuar të Kadaresë që pushtonte faqen e parë, fjalët e mira, dëshirën për të ndarë një ide të mirë. Të gjitha këto do mungojnë tani që nuk je më...

Anila Basha: Iku dhe një shok i mirë. Që më thoshte se do bëhej mirë. Qofsh në Parajsë Aristir Lumezi. Kushdo që ka punuar një ditë me ty do ruajë prej teje batutat e të qeshurat. Si unë. Të qeshur do të të kujtoj gjithmonë. RIP...

Citat nga Aristir Lumezi: Mirë do të ishte që në raste të tilla [të një tragjedie]-, shefat të heqin kostumet firmato, t’u hipin makinave, dhe të raportojnë nga vendi i ngjarjes. Kështu, do të kishte më kuptim që të japin edhe leksione gazetarie.

Luli Progni: Lajm i trishtë shumë për ne gazetarët e terrenit, u shua sot kolegu dhe miku Aristir Lumezi. Një ndër miqtë e mi më të mirë, padyshim një ndër djemtë më fisnik të mediave. Dritë i bëftë shpirti.

Ilir Kulla: Aristir Lumezi nje mik e koleg i vjeter na paska lene, nje nder njerezit me te mire e gazetaret me serioze te medias shqiptare nder vite, sa keq!

Rezarta Delisula: Nje profesionist fjalepak, koleg prej 20 vitesh, u nda prej nesh. Pusho ne paqe Aristir Lumezi.

Juxhin Mustafaraj: Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe kryeredaktorit të gazetës "Panorama", Aristir Lumezi. Për mua ka shenjuar vitet e para të karrierës time në shtypin e shkruar si shef i Politikës në gazetën "Panorama".  Janë aq shumë kujtime, aq shumë momente që do ta bëjnë të paharruar si mik, si shok dhe si koleg. Ngushëllime të sinqerta bashkëshortes, dy djemve dhe gjithë komunitetit të gazetarëve në Shqipëri!

Eva Allushi: I perkushtuar. I drejte. I ndershem. Korrekt. Model i figures se gazetarit e drejtuesit ne gazetari. Te prehesh ne paqe Aristir Lumezi! I paharruar!

Arestina Skenderi: Nga Aristir Lumezi mund të mësojë shumë për gazetarinë.  Ndonëse ndame shumë pak kohë në redaksinë e A2CNN, njoha njeriun me pozitiv në fushën e medias. Sot mora vesh lajmin e trishë se Aristiri ka nderruar jetë pas betejes me semundjen e rëndë. Ngushëllime familjarëve, qoftë i xhenetit!

Ardit Çela: Zoti të pastë pranë vetes Aristir! U ndave para kohe nga familja, miqtë e shokët, lexuesit, nga të gjithë ne. Ike urtë e  qetë, ashtu sic ti ishe vetë, i dashur e i paqtë, e pas le dhimbje tek të gjithë ata që të njohën. Lamtumirë mik!

Blerina Gjoka: Dhimbje e trishtim pa fund sot miku yne qe na ndalove te te shihnim ne dhimbjen tende te fundit!

Armela Krasniqi: Më iku sot një mik. Iku ashtu siç ishte,  i qetë, ironik, i mençur. Dhemb ikja e mikut, kolegut e bashkëudhëtarit prej vitesh. E di shok se na ke lënë të gjithëve pa fjalë dhe të hutuar?!

E dija se po luftoje! E di se të gjithë jemi të përkohshëm, por ndarja nga miqtë që i ke pasur pranë të trondit e të bën një zhurmë të fortë bubullitëse në shpirt…

Pusho në qetësinë tënde Aristir! Do të kujtoj dhe do të kujtojmë orët e gjata të punës e të bisedave me të qeshura e debate të zjarrta… që i mbyllje me një batutë. Faleminderit që ndave rrugën! Lamtumirë!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese