Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kërcënoi gazetarin që ishte në krye të detyrës, e pëson 26-vjeçari në Gjirokastër

Shkruar nga Newsbomb
Kërcënoi gazetarin që ishte në krye të detyrës, e
Foto ilustruese

Një 26-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Gjirokastrës pasi ka kërcënuar një gazetar.

Policia bën me dije se është proceduar penalisht shtetasi K. S., 26 vjeç, banues në fshatin Picar, pasi ditën e djeshme, ka kanosur shtetasin A. R., 37 vjeç, banues në fshatin Lazarat, gazetar, me pretendimin se ai po e filmonte ndërkohë që 26-vjeçari ndodhej në një ambient.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Gjirokastër/Kanosi për shkak të detyrës, një gazetar, procedohet penalisht 26-vjeçari. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. S., 26 vjeç, banues në fshatin Picar, pasi ditën e djeshme, ka kanosur shtetasin A. R., 37 vjeç, banues në fshatin Lazarat, gazetar, me pretendimin se ai po e filmonte ndërkohë që 26-vjeçari ndodhej në një ambient.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese