Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kandidatët për deputet tentojnë të futen në qendrat e votimit, Celibashi u bën thirrje: Është e ndaluar, respektoni ligjin

Shkruar nga Newsbomb
Kandidatët për deputet tentojnë të futen në qendrat e
Ilirjan Celibashi

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dalë me një njoftim zyrtar ku dhe ka njoftuar se përgjatë mëngjesit të sotëm Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit.

Celibashi thekson se pjsëmarrja e tyre është e ndaluar dhe u bën thirrje të gjithë kandidatëve që të respektojnë ligjin.

Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit.

Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor. Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politik, duhet të jenë të parët që duhet të kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor”, thuhet në njoftimin e bërë nga kreu i KQZ-së.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese