Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që është shënuar në Shkodër, ku një person është vrarë brenda një lokali.
Bëhet me dije se viktima është Elis Rroshkodoli 36 vjeç dhe se ngjarja ka ndodhur në rrugën 'Isuf Sokoli' në zonën e Zdrales.
Viktima ka qenë në një lokal duke pirë kafe, kur një person i është afruar dhe e ka qëlluar me armë duke e lënë të vdekur në vend. Më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë.
Elis Rroshkodoli është një person me precedent penal. Ai në 2023 është përfshirë në një sherr në Rumani, ku pas një sherri ka qëlluar me thikë pronarin e një klubi nate. Sherri atë kohë nisi një qebaptore mes shqiptarit dhe pronarit të një klubi nate. Shqiptar është ngritur nga tavolina dhe me një thikë që ka pasur në dorë ka qëlluar pronarin e lokalit. Më pas është larguar nga vendngjarja, duke e lënë të plagosurin të mbuluar në gjak.
Prej asaj kohe shqiptari ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet rumune për plagosje me thikë. Ai po ashtu ka qenë më herët edhe i arrestuar në Belgjikë për grabitje.
Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethave të kësaj ngjarje dhe identifikimin e autorit.