Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Irani sulmoi bazat amerikane, gazetarja: 'Topi' në fushën e Presidentit të SHBA! Ja deklarata e Trump që shpërqëndroi Teheranin

Shkruar nga Newsbomb
Irani sulmoi bazat amerikane, gazetarja: 'Topi' në fushën e
Foto ilustruese

Gazetarja Rosalba Bejdo, ka folur në emisionin "Top Story" në lidhje me sulmet iraniane në bazat amerikane pasi këta të fundit goditën me raketa një ditë më parë bazat bërthamore të Teheranit.

Sipas Bejdos, sulmet iraniane ndaj bazave amerikane ishin të paralajmëruara ndërsa theksoi se tashmë topi është në fushën e Presidentit të SHBA, Donald Trump. Sakaq, gazetarja theksoi se Trump ka paralajmëruar se çdo sulm ndaj amerikanëve do të marrë përgjigje të paimagjinueshme.

“Ishte një sulm gati i lajmëruar, që sinjalizon që Irani do të shpëtojë fytyrën edhe përballë popullsisë së saj, që është shënjestruar nga Izraeli dhe SHBA.

Topi është në fushën e Presidentit Trump dhe sytë janë aty për të pritur se cila do të jetë përgjigjja, sepse e ka paralajmëruar Iranin që të mos godasë sepse do të përballet me përgjigje të paimagjinueshme”, u shpreh gazetarja Rosalba Bejdo.

Deklarata e Presidentit të SHBA pak ditë më parë, duket se ishte vetëm një shpërqendrim për qeverinë iraniane dhe sistemin e tyre të mbrojtjes, pasi vendimi ishte marrë.

Presidenti i SHBA-ve kishte pranuar thirrjet e kryeministrit Benjamin Netanyahu, për të ndërhyrë dhe ushtarakisht në ndihmë të Izraelit.

Ushtria Amerikane sulmoi nëpërmjet ajrit Iranin pa kaluar 24 orë nga deklarata e Donald Trump. Avionët B-2, një prej krenarive të flotës amerikane, sulmuan 3 pika strategjike të Iranit ku mendohet se ushtrohej aktiviteti i zhvillimit të armëve bërthamore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese