Detaje të reja kanë dalë lidhur me atentatin e ndodhur pasditen e kësaj të hëne në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë, ku mbeti i plagosur një person.
Dëshmitarët të cilët ndodheshin në atë zonë kanë folur për “Newsbomb.al” dhe kanë bërë me dije se kanë dëgjuar 5 të shtëna me armë zjarri.
Mësohet se autori e ka qëlluar qytetarin në këmbë dhe më pas është larguar me shpejtësi me automjetin e tij. Sakaq bëhet me dije se në momentin që ambulanca ka marrë të plagosurin, i cili dyshohet se është shtetas i huaj, ai ka qenë i vetëdijshëm.
Sakaq, përveç forcave të shumta të policisë, në vendin e ngjarjes ka “zbarkuar” edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj si dhe zv.drejtori, Alket Shatro.
Të shqetësuar nga kjo ngjarje e ndodhur në mes të ditës, në një zonë mjaft të frekuentuar nga qytetarët, Vocaj dhe Shatro po ndjekin nga afër hetimet për të zbërthyer dinamikën e kësaj ngjarje.
© Newsbomb.al
