Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Atentati ndaj Merando Nikulajt ku u plagos gabimisht berberi, DETAJE të reja: Shpallen në kërkim 4 persona

Shkruar nga Newsbomb
Atentati ndaj Merando Nikulajt ku u plagos gabimisht berberi, DETAJE të
Pamje nga vendngjarja

Pasditen e sotme Policia e Shtetit ka bërë më dije se janë shpallur në kërkim 4 persona të cilët dyshohet të jenë atentatorët e mbrëmjes së djeshme, në Rrilë të Lezhës.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale, ka rezultuar se si të dyshuar në këtë ngjarje janë përfshirë shtetasit G. N., E. N., K. N. dhe M. N., të cilët janë shpallur në kërkim” thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se atentati u organizua mbrëmjen e djeshme në një berberhanë në zonën e Rrilës tëë qytetit të Lezhës, ku mbeti i plagosur me 4 plumba berberi Sokol Daci, i cili aktualisht mësohet se është në gjendje kritike me jetën.

Atentati i organizuar ndaj nipit të Nikulajve, 20-vjeçarit Merando, ka dështuar pasi u ngatërrua shënjestra e cila ishte i riu i sipërpërmendur, por plumbat kapën berberin. Ky i fundit momentin kur u hap zjarr ndaj biznesit të tij mendohet se ka qenë duke qethur Nikulajn.  

Dyshohet se nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur dhe Merando Nikulaj, i cili thuhet se po merr trajtim mjekësor në një klinikë private.

Kujtojmë se ditën e sotme, pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrilë të Lezhës, me urdhër të Prokurorisë është ndaluar një efektiv policie, shtetasi Besart Kovaçi, i cili akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës

Sipas burimeve, gjatë sulmit me armë zjarri, efektivi i policisë i është kundërpërgjigjur autorëve duke përdorur armë zjarri.

Nga verifikimet rezulton se arma e shërbimit e policit kishte 15 fishekë, ndërsa në pistoletë janë gjetur 5, duke ngritur dyshimet se ai ka qëlluar 10 herë. Ndërkohë, grupi hetimor në vendngjarje dyshon edhe për përdorimin e një arme të tretë, për të cilën kanë nisur hetimet.

Dyshohet se edhe 21-vjeçari ka mbetur i plagosur gjatë atentatit, pasi ai është kapur nga kamerat e sigurisë në vështirësi për të ecur, por ai nuk është gjetur në asnjë prej klinikave private. Për këtë arsye, është shpallur në kërkim policor për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.

Atentati që tronditi mbrëmjen e djeshme zonën e Rrilës, mendohet të ketë ndodhur për hakmarrje, pasi Merando Nikulaj është familjar i biznesmenit që u vra më 19 prill në lokalin e tij në Shëngjin, Ardian Nikulaj.

Si ndodhi vrasja e Ardian Nikulajt:

Ardian Nikulaj i cili në prill të 2023 u vra i ulur brenda lokalit të tij, në momentin kur shtetasi portugez, Ruben Saraiva, i maskuar me skafandër, hyri brenda dhe e qëlloi disa herë me armë zjarri, duek e lënë të vdekur në vend.

Sipas hetimeve, urdhërues i vrasjes dyshohet se ishte Edmond Haxhia, i cili në bashkëpunim me shtetas të huaj kishte vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e Nikulajt, duke monitoruar edhe hotelin ku ai qëndronte, me qëllim përcaktimin e momentit të ekzekutimit.

Pas kryerjes së krimit, disa prej autorëve u larguan nga Shqipëria përmes aeroportit të Rinasit, ndërsa të tjerë përdorën rrugë tokësore drejt Greqisë. Megjithatë, ata u arrestuan brenda një kohe të shkurtër, njëri pas tjetrit.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese