Hapësire reklamuese

Aktualitet

Atentati me dy të vdekur dhe dy të plagosur në Shkodër, Policia me njoftim zyrtar: Autori hapi zjarr me breshëri

Shkruar nga Newsbomb
Atentati me dy të vdekur dhe dy të plagosur në Shkodër,
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Shkodrës ka reaguar lidhur me atentatin e shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin verior të Shqipërisë, Shkodër.

Përmes një njoftimi zyrtar,  blutë bëjnë me dije se rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi Rakip Gila ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë kanë mbetur të vdekur dy persona, ndërsa dy të tjerë të plagosur.

Armando Pali, punonjës i IKMT-së në qytetin e Shkodrës ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që truproja e Erogen Vasos, Liridon Kraja nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe vdiq në ambientet e spitalit.

Sakaq, të plagosur në këtë atentat mbeti Erogen Vaso, i cili po ashtu dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit si dhe një 25-vjeçare me ininciale M.K.

Aktualisht këta dy të fundit ndodhen në spital nën kujdesin e bluzave të bardha. Lidhur me këtë ngjarje Policia bëri të mundur arrestimin e të riut Rakip Gila.

Ndonëse ai u përpoq që t’i shpëtonte uniformave blu, falë ndërhyrjes së tyre të menjëhershme u bë e mundur kapja e këtij shtetasi.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur shtetasi E. V. (B.), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.

Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi A. P., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi L. K. (L.), 31 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese