Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Humbja e parakohshme e Artan Lames! Miq e kolegë reagojnë “zemërthyer”: E pabesueshme, lamtumirë miku dhe shoku jonë i mirë!

Shkruar nga Newsbomb
Humbja e parakohshme e Artan Lames! Miq e kolegë reagojnë
Artan Lame

Publicisti, politikani i njohur e historianit Artan Lame është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare!

Lame ndërroi jetë ditën e sotme në një spital në Mynih të Gjermanisë pas një ndërhyrje të vështirë në zemër. E papritur vdekja e tij, kolegë e miq të afërm kanë shprehur ngushëllimet për familjen Lame, bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Me një profil që shtrihej mes politikës, publicistikës, historisë dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, Lame për vite me radhë u kthye në një figurë të respektuar dhe një ndër njerëzit që asnjëherë nuk heshtën atëhere kur duhej folur me ndershmëri dhe pasion për vendin.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama:

I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët.

Reagimi i ministrit Taulant Balla:

Lamtumirë miku dhe shoku im i mirë Artan Lame.

Do na mungosh shumë

Reagimi i gazetarit Blendi Fevziu:

Artan Lame, nje qytetar par exellence, nje historian i apasionuar, nje zyrtar model, nje njeri plot energji dhe deshire per jeten iku sot nga kjo bote ne moshen 58 vjecare. Iku kaq i ri, tamam atehere kur ishte duke notuar ne pasionin e tij kryesor, ngritjen e nje muzeu per medaljet dhe flamujt, pjese e koleksionit te tij te rralle e mahnites. Kam kaq shume per te thene per te, por ne kete moment te pare shokues, mund te them vetem kaq. U prehsh ne paqe Artan. Familja humbi njeriu e dashur, ne mikun, por Shqiperia humbi nje nga dashnoret e fundit te historise dhe shkelqimit te saj.

Reagimi i deputetit Vullnet Sinaj:

Gjatë detyrës si drejtor i ALUIZNI-t dhe më tej i Kadastrës, Artan Lame trajtoi problemin delikat ose më mirë të them, një nga plagët e vjetra të shoqërisë shqiptare, çështjen e pronës.

Me qetësinë dhe dashamirësinë e tij u investua për të zgjidhur mjaft probleme të trashëguara, pa pretenduar se mund t'u jepte rrugë të gjithave.

Unë mbaj mend nga ai, dëshirën për t'ia dalë, vullnetin për reforma dhe fjalën e mirë në çdo komunikim.

Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve për humbjen e parakohshme të të dashurit të tyre.

Prehu në paqe Artan Lame!

Reagimi i politikanit Niko Peleshi:

Një humbje e madhe largimi nga jeta i Artan Lames. Një mik i mirë, një njeri me vlera dhe një kolonjar që e mbajti gjithmonë lart peshën e krenarisë dhe përulësisë së vendlindjes së tij.

Me ikjen e tij, Shqipëria humbi një intelektual, një shërbëtor të përkushtuar të shtetit dhe një historian të palodhur që e deshi të shkuarën jo thjesht për ta rrëfyer, por për ta kuptuar dhe për ta ndriçuar të ardhmen.

Artani ishte një mendje e kthjellët dhe një zë i veçantë i së vërtetës. Një misionar i historisë dhe besnik i trashëgimisë sonë kulturore. Humbja e tij prek të gjithë ata që besojnë në idealet e dijes, të shtetit dhe të dashurisë për vendin. Mungesa e tij do të ndihet në çdo tryezë ku diskutohet me mendje e me zemër për të ardhmen e këtij vendi.

Une humba një mik të dashur!

Reagimi i ish-ministrit Damian Gjiknuri:

I pikëlluar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut tim Artan Lame. Një personazh i jashtëzakonshëm, familjar shëmbullor, qytetar perfekt, administrator i shkëlqyer dhe politikan i guximshëm. Diti të përcjellë vetëm vlera dhe mirësi në aktivitetin e tij intensiv për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, la gjurmë të thella me punën e tij si administrator duke udhëhequr reforma të vështira ndërsa tregoi modelin e politikanit të qetë e të urtë në shërbim të qytetarëve. Tan Lame do të na mungojë gjatë por kujtimi i tij do jetojë gjithnjë me ne! Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe dashamirësve!

Reagimi i Lindita Nikolla:

I trishtë lajmi i largimit tënd Artan Lame

U prehsh në paqe mik i mire! Do të na mungosh shumë

Ngushëllime familjes e miqve

Reagimi i Ditmir Bushati:

Nuk kam fjalë për të shprehur dhimbjen dhe pikëllimin për ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut tim Artan Lame. Një mendje e hollë, familjar i mirë dhe qytetar i angazhuar. Ngushëllime familjes

Reagimi i Erion Veliajt:

I pikëlluar nga lajmi i ndarjes nga jeta i Artan Lames, një mik i vyer që do t’u mungojë shumë të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.

Tani ishte një qytetar i angazhuar, një profesionist i jashtëzakonshëm, dhe mbi të gjitha, një njeri me shpirt të madh. Ai i dha shumë Tiranës dhe Shqipërisë – si publicist, koleksionist, nënkryetar i Bashkisë, si mendje e lirë dhe kritike, gjithmonë në shërbim të qytetit dhe të së mirës së përbashkët.

Ngushëllime bashkëshortes Mirela, fëmijëve Lisia dhe Arbis, familjes dhe miqve për këtë humbje të rëndë!

Reagimi i Elisa Spiropali:

Trishtim

Humbëm Artan Lamen, drejtuesin dhe studjuesin e pasionuar, që kuriozitetin, dijet dhe talentin e tij i vuri në shërbim të ndryshimit, por edhe të rrëfimit bukur të thelbit e tharmit të pandryshueshëm të Shqipërisë.

Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të shumtë!

Paç Paqen e pasosur, Tan

Reagimi i Blendi Gonxhes: 

In Memoriam – Artan Lame

Ende nuk mund ta besoj se je larguar, miku im i mirë. Ikja jote e parakohshme ka lënë një boshllëk të madh tek të gjithë ne që patëm fatin të të njohim e të punojmë bashkë, prej shumë vitesh.

Faleminderit për gjithçka që ishe, Tan! Forcë familjes tënde! Pa merak për amanetet e trashëgimisë kulturore e historike…

U prehsh në paqe!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese